Gjermani: Bilanci nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg është rritur në pesë të vdekur, mbi 200 të lënduar
- Numri i të vdekurve është rritur në pesë, ndërsa më shumë se 200 janë lënduar kur një automobil dje është përplasur në një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, deklaroi Rajner Haselof, kryeministri i krahinës federale gjerman, Saksonia-Anhalt.
- Post By Besnik Shuki
- 13:24, 21 December, 2024
Magdeburg, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve është rritur në pesë, ndërsa më shumë se 200 janë lënduar kur një automobil dje është përplasur në një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, deklaroi Rajner Haselof, kryeministri i krahinës federale gjerman, Saksonia-Anhalt.
Kancelari Olaf Sholc, i cili ishte me të për të shprehur respekt në qytetin lindor Magdeburg, ka shprehur shqetësim të posaçëm për 40 personat e lënduar dhe e dënoi "katastrofën e tmerrshme". bsh/
Foto: DPA