• Sunday, 22 December 2024

Dy aeroporte ruse e ndërprenë punën pas sulmeve të dronëve ukrainas

Dy aeroporte ruse e ndërprenë punën pas sulmeve të dronëve ukrainas

Moskë, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Aeroporti rus në Kazan është mbyllur përkohësisht për fluturime, njoftoi sot agjencia ruse e mbikëqyrjes së transportit ajror Rosaviacija në kanalin e saj Telegram, pas një sulmi nga dronët ukrainas në qytet.

Media shtetërore ruse publikuan për një sulm me dron në një kompleks apartamentesh në Kazan, një qytet rreth 800 kilometra në lindje të Moskës. Sipas tyre, janë kryer tetë sulme me dronë, gjashtë prej të cilave në ndërtesa banuese.

Autoritetet lokale deri më tani nuk kanë raportuar për viktima.

Rosaviacija, njoftoi gjithashtu kufizime të përkohshme në punën e aeroportin në Izhevsk, një qytet më i vogël në verilindje të Kazanit. ls/