• Saturday, 22 June 2024

Makron thotë se francezët “do ta bëjnë zgjidhjen e duhur”

Makron thotë se francezët “do ta bëjnë zgjidhjen e duhur”

Paris, 10 qershor 2024 (MIA) - Presidenti Emanuel Makron sot vlerësoi se është i bindur se francezët do ta bëjnë zgjedhjen e duhur në zgjedhjet e parakohshme që ai shpalli pasi aleanca e tij centriste u mund nga e djathta ekstreme në zgjedhjet e BE-së. 

"Besoj në aftësinë e popullit francez për të bërë zgjedhjen e duhur për veten dhe për brezat e ardhshëm. Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin tonë të cilin e dua shumë”, shkroi ai në "X". 

Franca do të shkojë në zgjedhje për të votuar për Asamblenë e re kombëtare më 30 qershor, me raund të dytë më 7 korrik, bëri të ditur mbrëmë vonë Makron. qa/