• Sunday, 23 June 2024

Shtajnmaer: Asnjëherë nuk ka pasur kohë më të vështirë dhe më të rëndësishme për të luftuar për Evropën

Shtajnmaer: Asnjëherë nuk ka pasur kohë më të vështirë dhe më të rëndësishme për të luftuar për Evropën

Brizh, 22 qershor 2024 (MIA) - Asnjëherë nuk ka pasur kohë më të vështirë për të luftuar për Evropën, por edhe asnjëherë nuk ka pasur kohë më të rëndësishme për të luftuar për Evropën, tha mbrëmë presidenti gjerman Frank Ualter Shtajnmaer.

Në një fjalim para studentëve në Kolegjin e Evropës, një institucion elitar që trajnon gjeneratën e ardhshme të zyrtarëve në institucionet e BE-së në qytetin belg Brizh, ai tha se gjenerata e ardhshme e zyrtarëve të BE-së duhet të mbrojë lirinë dhe demokracinë, idealet e Bashkimit Evropian, raportoi uebfaqja e presidencës gjermane.

Shtajnmaer u bëri thirrje studentëve të jenë optimistë edhe krahas "një Evrope ku kriza duket se është normalja e re". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s