• Monday, 24 June 2024

Në një sulm në Sevastopol, tre persona humbën jetën, mbi 100 janë plagosur

Në një sulm në Sevastopol, tre persona humbën jetën, mbi 100 janë plagosur

 Sevastopol, 23 qershor 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve pas sulmit të forcave të armatosura të Ukrainës në Sevastopol është rritur në tre, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë, njoftoi sot guvernatori i Krimesë, Mihailo Razvozaev.

 "Numri i të plagosurve është rritur në gati 100 persona. Është mobilizuar i gjithë sistemi shëndetësor, janë punësuar mjekë dhe personel mjekësor. Sallat e operacionit janë në funksion. Viktimave u është ofruar e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore", ka shkruar ai në Telegram.

 Razvozaevi ka theksuar se sulmi është kryer me raketa balistike me municion thërrmues.