• Tuesday, 04 March 2025

Më 11 mars seancë parlamentare për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të enjten vizitë e kryetarit të Parlamentit kroat Jandrokoviq

Më 11 mars seancë parlamentare për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të enjten  vizitë e kryetarit të Parlamentit kroat Jandrokoviq

 Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Më 11 mars duhet të fillojë seanca e Kuvendit, ku në rendin e ditës  do të jenë interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. aaaapër këtë, siç konfirmuan për MIA-n nga shumica në pushtet, mes tjerash është biseduar në takimin e sotëm të rregullt të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me koordinatorët e grupeve parlamentare. Në ueb faqen e Kuvendit seanca ende nuk është caktuar.

 Interpelancat i ka dorëzuar shumica në  pushtet me nënshkrimet e 67 deputetëve. Bëhet fjalë për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi, përkatësisht Vesna Dameva, Tanja Çaçarova Ilievska, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa dhe Selim Ademi.

 Kryetari i Kuvendit  Afrim Gashi në takimin e së premtes me gazetarë tha se seanca do të mbahet në gjysmën e parë të marsit dhe se të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor përgjigjet e interperlancës i kanë dorëzuar në Kuvend.  

Këtë javë Parlamenti ka aktivitete intensive. Për nesër (4 mars) janë caktuar seancat e Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor  dhe
të Komisionit Legjvënës-Juridik.  

Të enjten Kuvendi do të jetë nikoqir i kryetarit të Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, i cili do të pritet me një ceremoni solemne me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi dhe më pas do të mbajë fjalim para deputetëve.

Të premten janë caktuar dy seanca  Seanca e 38-të e  rregullt dhe seanca e 39-të me rastin e 30 vjetorit të përpjekjeve dhe arritjeve për përmirësimin e statusit të gruas dhe planeve të ardhshme për veprim, që  mbahet në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsi.   

 Foto: Arkivi i MIA-s