• Tuesday, 04 March 2025

LSM kërkon rritje shtesë të rrogës minimale për 6 000 denarë

LSM kërkon rritje shtesë të rrogës minimale për 6 000 denarë

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Rritje shtesë të rrogës minimale për 6 000 denarë, kërkon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM). Propozimi i këtillë sot do t'i parashtrohet Qeverisë, Organizatës së punëdhënësve dhe deputetëve, ndërsa do të thotë, siç u tha në konferencë për shtyp, rritje shtesë e të gjitha rrogave të punëtorëve në vend.

LSM kërkon edhe për rritjen shtesë të rrogës neto prej 6 000 denarëve punëdhënësit nga sektori privat një vit të lirohen nga kontributet sociale, përkatësisht kontribitet t'i subvencionojë shteti, si dhe rritja shtesë e neto rrogës prej 6 000 denarëve të jetë e detyruehsme edhe për punëdhënësit nga sektori privat të cilët paguajnë rrogë edhe mbi minimalen.

Sipas kryetarit të LSM-së, Sllobodan Trendafillov, është pjekur koha që partnerët social t'ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit dhe ta avancojnë standardin jetësor të punëtorëve, por edhe ta ruajnë kuadrin e kualifikuar. Secila votë kundër rritjes së rrogave, theksoi Trendafilov, është votë për blerje të biletës në një drejtim dhe largim nga shteti.

Kryetari i LSM-së tha edhe sse rroga minimale duhet të konstatohet më ssë voni deri më 15 mars nëse merret parasysh se kontabilistët duhet t'i bëjnë përllogaritjet, ndërsa rroga duhet të paguhet më së voni deri më 15 prill.

Këshilli social-ekonomik (KSE) për momentin është jofunksisonal, ndërsa shkaku është, tha Trendafillov, ai që Qeveria i ka tërhequr tre anëtarë nga Komiisoni i cili vendossë për reprezentimin e sindikatave.

"I bëj thirrje Qeverissë dhe punëdhënësve ta pranojnë pripozimin e LSM-së, ndërsa deputetët, siç ishin të dakorduar për shpenzimet e veta të rrugës, të votojnë për rritje shtesë të rrogës minimale për 6 000 denarë që do të thotë edhe rritje shtesë e të gjitha rrogave të tjetra të punëtorëve në Maqedoni. Ne nuk po e sulmojmë politikën tatimore, përkundrazi. Me atë që do të fitojmë rroga të rritura, nuk do të shkojmë në banka për t'i kursyer ato mjete që i kemi marrë si rritje, por me to do t'i blejmë produktet themelore ushqimore të cilat do të tatimohen me zë prej 5, 10, 15 apo 18 për qind dhe në atë mënyrë", theksoi Trendafillov.

Ai shfaqi shpresë se Qeveria në mbledhjen e ardhshme, me ssiguri nesër, do të duhet t'i konfirmojë tre anëtarë në Komisionin për reprezentim.

"Përderisa LSM nuk merr reprezentim në mënyrë që të takohet KSE i cili edhe me ligj i jep mendim ministrit kompetent për punët nga fusha e punës, për ta kumtuar vlerën e re të rrogës minimale, parashtrohet pikëpyetja nësse në kundërshtim me Ligjin dikush do të mund të kumtojë vlerë të rrogës minimale, duke pasur parasysh se është i detyrueshëm mendimi i KSE-së", përmendi Trendafillov.

Varësisht se çfaër vendimi do të sjellin Qeveria dhe punëdhënësit, do të varet edhe se si do të veprojë më tej LSM.

"Erdhi koha të zgjedhni nëse jeni për apo kundër punëtorëve. Zgjedhja juaj nëse jeni për apo kundër punëtorëve do të thotë se në cilin drejtim LSM do ta krijojë politikën. Nëse dikush vendosë të jetë i pasjellshëm, do të jemi dyfish të pasjellsshëm, nëse dikush vendossë unanimisht ta hedhë pohtë nismën apo propozimin për ruajtje të mjedissit jetësor të punëtorëve, unanimisht mund të sjellim vendim për grevë", nënvizoi Trendafillov.

Kryetari i LSM-së edhe me këtë rast tha e punëtorët sot ndoshta nuk kanë problem aq të madh me Qeverinë, sa kanë me disa sindikalistë të cilët punojnë në dëm të tyrin dhe rroga minimale të mos rritet. Njëherit përkujtoi se rrogat minimale në rajon janë prej 457 deri 700 euro. ab/

foto/video: МIА