Limani-Toshkovski: Hapje e linjës së veçantë për mërgimtarët në pikën kufitare
- Post By Lindita Sulejmani
- 17:42, 2 July, 2024
2 korrik 2024
koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski (pas informacionit të dhënë në mbledhjen e Qeverisë), për gjetjen e zgjidhjes së problematikave që lidhen me rradhët pafund të krijuara në kufi, u vendos:
- Urgjentisht të sigurohen kushte (mjete), të cilat do të mundësojnë paisjen me mjete që bëjnë regjistrimin e të dhënave në mënyrë elektronike.
- Hapja e dy "linjave", të cilat do të shfrytëzohen vetëm për mërgatën në sezonet e ardhjes së Tyre në vendlindje.
- Trajtimi i mërgatës në mënyrë të veçantë, duke u mundësuar lehtësi në proceduarat e identifikimit.
- Takime urgjente të organeve ndërkufitare me Kosovën dhe Serbinë, për të implementuar sistemin e integruar (verifikimi i dokumentacioneve në një pikë të përbashkët), për shmangien e vonesave.
- Prioritet mbetet pika kufitare e Tabanocit dhe Bllacës, vende të cilat frekuentohen dhe shfrytëzohen nga mërgata në sezone të pushimeve.
*Ps: Me theks të veçantë u trajtua çështja e ndëshkimit të kriminelëve, të cilët sollën shoqërinë në pozitën e braktisjes së vendit nga dëshpërimi.
____________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.