Lajme të këqija për Juventusin: Sezoni i Bremerit përfundoi
- Druajtjet më të këqija të Juventusit nga lëndimi serioz i Bremerit u realizuan. Lojtari mbrojtës brazilian, i cili herët e braktisi terrenin gjatë ndeshjes së djeshme me RB Lajpcig në Ligën e kampionëve, u lëndua rëndë dhe gjatë kohë do të mungojë në terren, ndërkaq me siguri, sezoni për të ka përfunduar, kumtuan "bjankonerët".
- Post By Arta Bunjaku
- 18:25, 3 October, 2024
Torino, 3 tetor 2024 (MIA) - Druajtjet më të këqija të Juventusit nga lëndimi serioz i Bremerit u realizuan. Lojtari mbrojtës brazilian, i cili herët e braktisi terrenin gjatë ndeshjes së djeshme me RB Lajpcig në Ligën e kampionëve, u lëndua rëndë dhe gjatë kohë do të mungojë në terren, ndërkaq me siguri, sezoni për të ka përfunduar, kumtuan "bjankonerët".
"Glison Bremer dhe Niko Gonzales iu nënshtruan testeve diagnostike sot në mëngjes, të cilat zbuluan lëndim të ligamenteve në gjurin e majtë tek njëri dhe lëndim të lehtë në kofshën e djathtë tek i dyti. Bremer do të operohet në ditët në vijim", qëndron në kumtesën zyrtare ë Juventusit.
Braziliani do të mungojë jo më pak se gjashtë muaj, ndërsa sezoni për të praktikisht ka përfunduar.
Lëndimi i tij është goditje e madhe për trajnerin Tiago Mota, i cili u mbështet shumë tek ai, shkruan "Gazeta delo sport". Bremer ishte lojtari i vetëm i Juves në rrjedhën e deritanishme të sezonit i cili nuk mungoi asnjë minutë.
Niko Gonzales do të mungojë në terrene rreth një muaj, shton gazeta. ab/
Foto: Printskrin