Lëvizja BESA zgjedh kryesinë e re të degës së Bërvenicës
- Në Shkollën Fillore "7 Marsi" në Çellopek mbrëmë është mbajtur Kuvendi i degës së Lëvizjes BESA në komunën e Bërvenicës, ku është zgjedhur kryetari dhe kryesia e re e degës.
- Post By Fami Bajrami
- 07:37, 3 February, 2025
Shkup, 3 shkurt 2025
Në Shkollën Fillore "7 Marsi" në Çellopek mbrëmë është mbajtur Kuvendi i degës së Lëvizjes BESA në komunën e Bërvenicës, ku është zgjedhur kryetari dhe kryesia e re e degës.
Në prani të nënkryetarit Blerim Sejdiu, sekretarit Adnan Azizi, kryetares së Forumit të Gruas në Tetovë, Kaltrina Beqiri si dhe kryetarit të degës së Tetovës, Besar Durmishi dhe eksponentëve të tjerë partiak, kuvendarët e pranishëm zgjodhën Bujamin Rushitin për kryetar të degës.
Lëvizja BESA vazhdon me strukturimin e saj partiak në çdo territor të Maqedonisë së Veriut ku jetojnë shqiptarë.
Lëvizja BESA
_____________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.