• Friday, 21 February 2025

Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve do të kryejë mbikëqyrjen e masave për ndjekjen e komunikimeve të zbatuara nga AOT

Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve do të kryejë mbikëqyrjen e masave për ndjekjen e komunikimeve të zbatuara nga AOT

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve në seancën e sotme pa debat miratoi Raportin Vjetor të punës së Komisionit për Mbikqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve në vitin 2024.

Anëtarët e Komisionit e kanë miratuar edhe Udhëzimin për procedurën për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve nga ana e Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen se Komunikimeve. 

Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve në përputhje me kompetencat e saj do të ndjekë edhe masat për ndjekjen e komunikimeve të cilat zbatohen nga Agjencia Operacionale-Teknike AOT. Mbikqyrja do të kryhet në hapësirat e punës së AOT-së. 

Në seancën e sotme është mbajtur dhe verifikimi administrativ i aplikimeve nga Thirrja publike për angazhimin e dy ekspertëve teknikë për mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit. Kryetari i Komisionit Mile Talevski theksoi se pas kontrollit të kryer nga ana e shërbimit parlamentar, është konstatuar se i vetmi kandidat që ka paraqitur dokumente në thirrjen publike nuk i plotëson kushtet, me çka thirrja publike është konfirmuar si e pasuksesshme.

 "Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar ishte 14 ditë nga dita e shpalljes së thirrjes. Në përputhje me procedurën që kemi vendosur në seancën e parë si hapi i parë është verifikimi administrativ i dokumenteve të paraqitura. Në afatin e paraparë deri te Komisioni është dorëzuar vetëm një aplikim me dokumente nga kandidati dhe pas shqyrtimit të kryer nga shërbimi parlamentar është konstatuar se kandidati që ka paraqitur dokumentet e nevojshme nuk i plotëson kushtet për t'u punësuar në lidhje me këtë shpallje", tha Talevski. qa/

Foto: MIA