KKBE-MK do të mbajë sesion për integritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit si sfidë kyçe në reformat për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit
- "Rrugët drejt integritetit dhe pavarësisë së gjyqësorit: një sfidë kyçe në reformat e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit" është tema e sesionit të 16-të të Grupit punues 3 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) në organizim të Lëvizjes Evropiane, ku nikoqir sot në Shkup është Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut.
Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - "Rrugët drejt integritetit dhe pavarësisë së gjyqësorit: një sfidë kyçe në reformat e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit" është tema e sesionit të 16-të të Grupit punues 3 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) në organizim të Lëvizjes Evropiane, ku nikoqir sot në Shkup është Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK).
Ambasadori i Francës, Kristof Le Rigoler, do të ketë fjalim hyrës në temë, ndërsa përveç ekspertëve në fushën e gjyqësorit, gjyqtarë, prokurorë, profesorë universitar dhe përfaqësues të sektorit civil, relativisht për këtë temë, në sesion do të mbajë fjalim kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Aleksandar Kambovski, drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik, Irina Trajkovska Strezovski dhe Helena Papa, ekspertja franceze për transparencë, krim financiar dhe pastrim parash nga agjencia franceze e bashkëpunimit teknik ndërkombëtar, ekspertiza Francë.
Pritet që të diskutohen çështjet për pavarësi dhe integritet të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, si shtylla kyçe e sistemit të drejtësisë në shoqëritë demokratike. Do të jenë të hapura edhe çështjet për testet për integritet në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, trajnim në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, roli i Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik, si dhe mekanizmat për forcimin e pavarësisë dhe parandalimin e presioneve politike, thuhet në njoftimin e Konventës kombëtare për BE-në.
Projekti Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut është platformë për përfshirjen e sektorit civil në debate për tema lidhur me procesin e integrimit evropian, me qëllim që të përgatiten të gjitha kapacitetet në shtet për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në. Projekti realizohet nga ana e Lëvizjes Evropiane në Maqedoninë e Veriut, ndërsa financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut. qa/
Foto: arkivi i MIA-s