Katërmbëdhjetë të vdekur nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Egjipt
- Katërmbëdhjetë persona e kanë humbur jetën kur një ndërtesë trekatëshe u shemb në qytetin jugor egjiptian të Asiut, deklaroi sot guvernatori i qytetit Esam Saad.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:22, 2 July, 2024
Kajro, 2 korrik 2024 (MIA) - Katërmbëdhjetë persona e kanë humbur jetën kur një ndërtesë trekatëshe u shemb në qytetin jugor egjiptian të Asiut, deklaroi sot guvernatori i qytetit Esam Saad.
Trupat u nxorrën nga rrënojat gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pasi ndërtesa u shemb.
"Gjashtë persona u shpëtuan dhe u transferuan në spital", tha Saad.
Mirëmbajtja e dobët e ndërtesave të vjetra dhe shkeljet e rregulloreve të ndërtimit janë shpesh arsye për shembjen e ndërtesave të banimit në Egjipt. qa
Foto: Arkivi i MIA-s