• Thursday, 03 October 2024

Kabineti izraelit i sigurisë ka rënë dakord se përgjigjja e Iranit do të jetë e fuqishme

Kabineti izraelit i sigurisë ka rënë dakord se përgjigjja e Iranit do të jetë e fuqishme

Tel-Aviv, 2 tetor 2024 (MIA) - Në mbledhjen e sontme të komitetit të sigurisë së qeverisë izraelite, është rënë dakord që Izraeli të përgjigjet fuqishëm ndaj sulmit të djeshëm me raketa iraniane, raportojnë mediat izraelite.

Takimin e ka konvokuar Netanjahu, ndërsa në videon e publikuar nga Kabineti i tij shihet se kanë marrë pjesë drejtori i shërbimit izraelit të sigurisë Shin Bet, Ronen Bar, më pas drejtori i Mosadit, Dejvid Barnea, shefi i Shtatmadhorisë, Herzi Halevi dhe ministri i Mbrojtjes, Joav Galant.

Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit raketor iranian ka për qëllim të shkaktojë "dëme të konsiderueshme financiare", raportoi "Tajms of Izrael". mb/