Janevska për diskriminimin e nxënësit nga Miravci: Do të punohet më tepër në respektimin e të drejtave personave dhe dallimeve
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për diskriminimin e nëxnësit në fshatin Miravcë nga drejtoresha dhe nga kujdestarja e klasës për shkak të frizurës së tij, potencoi se nuk është e njoftuar me rastin, por do të punojnë më tepër në respektimin e të drejtave personale. Ajo informoi se parashikohet riedukim i mësuesve në fusha të respektimit të divergjencave dhe të drejtave të njeriut.
Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për diskriminimin e nëxnësit në fshatin Miravcë nga drejtoresha dhe nga kujdestarja e klasës për shkak të frizurës së tij, potencoi se nuk është e njoftuar me rastin, por do të punojnë më tepër në respektimin e të drejtave personale. Ajo informoi se parashikohet riedukim i mësuesve në fusha të respektimit të divergjencave dhe të drejtave të njeriut.
Ajo sqaroi se deri më tani në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nuk ka mbërritur asnjë raportim për këtë rast.
"Sa jam e njoftuar deri më tani në MASH dhe në ISHA nuk ka mbërritur asnjë raportim për këtë rast. Kuptohet, unë jam njoftuar për rastin përmes mediave. Konsideroj se do të duhet të punojmë shumë më tepër, në respekrimin e divergjencave, në respektimin e të drejtave personale. E dini se në mjedise të caktuara neve na mungon rendi dhe se duhet të vendoset rend, por jo në këtë mënyrë", tha Janevska në konferencën e sotme për shtyp.
Ajo informoi se parashikojnë mjete nga kredia e Bankëa Botërore për riedukim të mësuesve në fusha të respektimit të të drejtave të njeriut dhe dallimeve.
Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në fund të dhjetorit ka konstatuar diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj nxënësit të shkollës fillore "Shën Klimenti i Ohrit" në Miravci të Gjevgjelisë.
Më 1 shtator, djali shkoi në shkollë me flokët e lidhur bisht. Drejtoresha dhe mësuesja e klasës këmbëngulën që ai të shkonte në shkollë me flokë të shkurtuara, por edhe kur fëmija mbërriti me flokë të shkurtuara vetëm anash, ndërsa pjesa e sipërme të lidhur bisht, ata e kanë marrë nënën e tij në telefon. Pastaj, fëmija thjesht i ka prerë flokët sipër syve.
Nëna e ka raportuar rastin tek autoritetet, pas së cilës Komisioni për Parandalimin e Diskriminimit ka shqyrtuar ankesën dhe ka konstatuar diskriminim në bazë të stereotipeve gjinore. Komisioni rekomandoi që shkolla të rishikojë rregulloren e saj të brendshme dhe të përmbahet nga veprime të tilla në të ardhmen. Në të kundërtën, brenda tre muajve do të ngrihet kallëzim për kundërvajtje. mb/
Foto: printskrin