• Wednesday, 02 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ish-diktatori i Guinesë falet për masakrën e vitit 2009

Ish-diktatori i Guinesë falet për masakrën e vitit 2009

 Konakri, 29 mars 2025 (MIA) - Hunta në pushtet në Guinea e ka falur ish-presidentin Musa Dadis Kamara, i cili u dënua me 20 vjet burg për masakrën e stadiumit në vitin 2009, në të cilën u vranë të paktën 157 persona dhe dhjetëra gra u përdhunuan.

 Kamara u dënua në korrik të vitit 2024 për përgjegjësi komanduese. Ai u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit.

 Kamara në  vitin 2008 me një grush shteti e mori pushtetin në Guinea. Ai qeverisi deri në vitin 2010, e më pas u largua nga vendi dhe ishte në ekzil në Burkina Faso.

 Në vitin 2009, demonstruesit protestuan në një stadium në kryeqytetin e Guinesë, Konakri, për shkak të qëllimit të Kamaras për t'u kandiduar president të vendit. Ushtarët  e Guineasë hapën zjarr ndaj protestuesve paqësorë. Hunta e atëhershme pretendonte se përdhunimet dhe vrasjet ishin kryer nga elementë "të pakontrolluar" të armatës. Por, "Hjuman rajts uoç" bëri të ditur se bashkëpunëtorët  kryesorë të Kamaras ishin në stadium, por nuk bënë asgjë për të parandaluar masakrën.

 Kamara pretendon se ishte në gjumë gjatë masakrës.

 Foto: Arkivi i MIA-s