• Monday, 28 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Londra nuk e mbështet zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës

Londra nuk e mbështet zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës

Londër, 2 prill 2025 (MIA) - Britania e Madhe nuk e mbështet zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, kumtoi sot MPJ-ja britanike.

"Britania e Madhe nuk e mbështet zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite. Vazhdimi i luftërave dhe gjakderdhja nuk janë në interes të askujt. Të gjitha palët, duke përfshirë edhe Izraelin, duhet ta respektojnë të drejtën humanitare ndërkombëtare", tha përfaqësuesi i lartë i Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme, Hamish Falkoner.

Autoritetet izraelite sot njoftuan zgjerim të operacioneve ushtarake për marrjen e rajoneve të mëdha të Rripit të Gazës, ku në bombardime humbën jetën rreth 30 njerëz, duke përfshirë edhe në objektin e KB-së.

Më 18 mars Izraeli e ndërpreu armëpushim dymujor në Rripin e Gazës në përpjekje ta detyrojë lëvizjen palestineze Hamas t'i lirojë pengjet e mbetura. sa/

Foto: Fejsbuk