• Friday, 06 June 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nga tërmeti në Mjanmar deri më tani janë nxjerrë trupat e mbi 3.000 personave të vdekur, hunta shpalli armëpushim në luftën qytetare

Nga tërmeti në Mjanmar deri më tani janë nxjerrë trupat e mbi 3.000 personave të vdekur, hunta shpalli armëpushim në luftën qytetare

Bangkok, 2 prill 2025 (MIA) - Hunta në pushtet në Mianmar sot shpalli ndërprerje të përkohshme të zjarrit në luftën qytetare në mënyrë që t'i lehtësojë përpjekjet për shpëtim pas tërmetit me fuqi prej 7,7 ballë sipas Shkallës së Rihterit, në të cilin sipas të dhënave të fundit jetën e humbën mbi 3.000 persona.

Kumtesa e komandës së lartë ushtarake është publikuar sot në televizionin shtetëror MRTV, ku ceket se ndërprerja e zjarrit do të zgjasë deri më 22 prill, ndërsa qëllimi është të shprehet ngushëllim për njerëzit e goditur nga tërmeti.

Paraprakisht, grupet e rezistencës së armatosur, të cilët e kundërshtojnë pushtetin ushtarakm shpallën ndërprerje të njëanshme të zjarrit.

Këto grupe duhet të përmbahen nga sulmet ndaj shtetit apo rigrupimet, sepse në të kundërtën armata do t'i ndërmarrë masat "e domsodoshme", ceket në kumtesëne  armatës.

Paraprakisht sot ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë tre burra nga rrënojat, pesë ditë pas tërmetit. Megjithatë, ekipet e shpëtimit më shpesh nxjerrin trupa të vdekur nga rrënojat.

Tërmeti me epiqendër në Mianmar u ndje fuqishëm edhe në Tajlandë, ndërsa u shkaktua dëm i madh material.

Nurmi i viktimave sot u rrit në 3.003, të lënduar janë mbi 4.500 persona, kumtoi MRTV. Megjithatë, supozimet janë se numrat e fundit do të jenë shumë më të mëdha.

Në Mianmar tashmë pati krizë humanitare për shkak të luftës qytetare. Mbi tre milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit, ndërsa mbi 20 milionë njerëzve u nevojitej ndihmë madje edhe para tërmetit, thrksojnë Kombet e Bashkuara. ab/

fotо: МIА arkivi