Hezbollahu me raketa godet qytetin Haifa
- Raketat e Hezbollahut goditën Haifan, qytetin e tretë më të madhë në Izrael, njoftoi policia izraelite, ndërsa mediat izraelite njoftuan se 10 persona janë plagosur në veri të vendit.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:50, 7 October, 2024
Bejrut, 7 tetor 2024 (MIA) - Raketat e Hezbollahut goditën Haifan, qytetin e tretë më të madh në Izrael, njoftoi policia izraelite, ndërsa mediat izraelite njoftuan se 10 persona janë plagosur në veri të vendit.
Hezbollahu njoftoi se kishte në shënjestër një bazë ushtarake jugore nga Haifa me raketa "Fadi 1".
Mediat njoftuan se dy raketa ranë në Haifa në bregdetin e Detit Mesdhe, ndërsa pesë ranë në Tiberia, në 65 kilometra.
Policia njoftoi se janë dëmtuar disa ndërtesa dhe prona, ndërsa ka disa raporte për lëndime më të lehta dhe se njerëzit janë dërguar në spitalin e afërt.
Ushtria izraelite njoftoi se aeroplanë ushtarak goditën objektivat e shtabit të inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut, përfshirë edhe mjetet e grumbullimit të inteligjencës, qendrat e komandës dhe lokacionet shtesë të infrastrukturës.
Gjatë orëve të fundit, sulmet ajrore goditën magazinën e armëve të Hezbollahut në zonën e Bejrutit, njoftuan nga ushtria, duke theksuar se pas sulmit u identifikuan shpërthimet dytësore, që tregon praninë e armëve.
Sulmet ajrore, gjithashtu, goditën objektiva të Hezbollahut në jug të Libanit edhe në zonën Beka, përfshirë depot e armëve, lokacionet e infrastrukturës, qendra komanduese dhe lëshuesi, njoftoi ushtria. Ajo e akuzon Hezbollahun se me qëllim i ka vendosur qendrat e komandës së tyre dhe armëve nën ndërtesat e banimit në zemër të qytetit të Bejrutit duke rrezikuar popullsinë civile. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s