KB: Gjithsej 100 kamionë me ndihma humanitare janë plaçkitur në Gazë
- Gjithsej 100 kamionë me ushqim, të dedikuar për palestinezët u plaçkitën më 16 nëntor pasi ata hynë në Gazë, që është një nga humbjet më të mëdha të ndihmave humanitare gjatë 13 muajve të luftës në enklavën e goditur nga uria, kumtuan dy agjenci të Kombeve të Bashkuara. Janë plaçkitur 98 nga gjithsej 109 kamionë me ushqim, të siguruar nga agjencitë e KB-së - UNRVA dhe Programi botëror për ushqim.
- Post By Fami Bajrami
- 18:56, 18 November, 2024
Nju-Jork, 18 nëntor 2024 (MIA) - Gjithsej 100 kamionë me ushqim, të dedikuar për palestinezët u plaçkitën më 16 nëntor pasi ata hynë në Gazë, që është një nga humbjet më të mëdha të ndihmave humanitare gjatë 13 muajve të luftës në enklavën e goditur nga uria, kumtuan dy agjenci të Kombeve të Bashkuara. Janë plaçkitur 98 nga gjithsej 109 kamionë me ushqim, të siguruar nga agjencitë e KB-së - UNRVA dhe Programi botëror për ushqim.
"Një pjesë e personelit që dërgonte ndihma humanitare u plagosën gjatë incidentit", tha Luiz Uoterixh nga UNRVA, pa thënë se kush e kreu pritën.
Zëdhënësi i Programit botëror për ushqim konfirmoi vjedhjen dhe shtoi se shumë rrugë në Gazë aktualisht janë të pakalueshme për arsye sigurie.
Një funksionar izraelit tha se vendi i tij ka tentuar të lehtësojë krizën humanitare që nga fillimi i luftës, duke shtuar se problemet kryesore me dërgimin e ndihmave janë sfidat e shpërndarjes, me të cilat përballet KB-ja.
Një përfaqësues i KB-së të premten tha se qasja e ndihmës në Gazë ishte në një nivel të ulët dhe qasja deri te veriu i rrethuar ishte pothuaj i pamundur. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s