• Tuesday, 19 November 2024

Bajden në pyjet e Amazonës: Ruajtja e natyrës dhe rritja ekonomike munden së bashku

Bajden në pyjet e Amazonës: Ruajtja e natyrës dhe rritja ekonomike munden së bashku

Rio de Zhaneiro, 18 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot u bë presidenti i parë i SHBA-së që vizitoi pyjet tropikale të Amazonës.

Pak para fillimit të Samitit të G20-ës, ai arriti në qytetin e Manaus ku foli me përfaqësues të bashkësive për mbrojtjen e pyjeve.

"Nuk duhet të zgjedhim midis mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe rritjes ekonomike. Mund t'i arrijmë të dyja", theksoi Bajdeni duke shtuar se ai largohet nga detyra në janar, duke lënë një themel të fuqishëm për të ardhmen.

Ai paralajmëroi se askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë revolucionin e energjisë së pastër e cila po zbatohet tashmë në SHBA. rq/

Foto: EPA