• Monday, 27 January 2025

Hegseth është zgjedhur ministër i Mbrojtjes së SHBA-së

Hegseth është zgjedhur ministër i Mbrojtjes së SHBA-së

Uashington, 25 janar 2025 (MIA) - Pit Hegseth me shumicë të ngushtë është zgjedhur ministër amerikan i Mbrojtjes. Pesëdhjetë senatorë votuan "pro", dhe po aq votuan "kundër". Për shkak të votave të barabarta, vendimi u mor nga zëvendëspresidenti Xhej Di Vens.

Të gjithë senatorët demokratë votuan kundër emërimit të Hegseth, ashtu si edhe tre senatorë republikanë. Për herë të dytë në histori, një kandidat për postin ministror do të vendoset me votën e zëvendëspresidentit. Për herë të parë ndodhi në vitin 2017 kur Betsi DeVos u bë ministre e Arsimit.

Hegseth (44), ish-prezantues i Foks njuz dhe veteran i dekoruar, premton ndryshime të mëdha në Pentagon.

Që prej shpalljes së kandidaturës së tij, kritikët kanë vënë në pikëpyetje kualifikimet e tij për këtë pozicion, duke vënë në dukje natyrën problematike të temperamentit të tij, si dhe pikëpamjet e tij në të kaluarën për gratë në njësitë luftarake.

Gjatë procesit të miratimit për kandidaturën e tij, ndaj Hegseth dolën një sërë akuzash, si dhuna në familje, dhe ai është akuzuar gjithashtu për konsum të tepruar të alkoolit dhe keqmenaxhimi financiar në organizatat e veteranëve.

Ai premtoi se do të përmbahej nga alkooli nëse zgjidhet ministër dhe pranoi gabimet në menaxhimin financiar, por mohoi çdo keqbërje. mb/

Foto: Uikipedia