• Monday, 27 January 2025

Rama nuk heqë dorë nga formimi i shtetit bektashi në Tiranë, sipas modelit të Vatikanit, për opozitën është akt i madh antikombëtar

Rama nuk heqë dorë nga formimi i shtetit bektashi në Tiranë, sipas modelit të Vatikanit, për opozitën është akt i madh antikombëtar

Tiranë, 26 janar 2025 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendi i tij do të formojë shtet sovran mysliman në Tiranë për rendin fetar të myslimanëve bektashinj, sipas modelit të Vatikanit në Romë, për ta ruajtur dhe promovuar tolerancën fetare.

"Ajo do të ishte një enklavë e rendit sufist islamik, një prej shteteve më të vogla në botë dhe do të kishte administratën e vet, por pa tatime dhe polici dhe nuk do ta sjellë në pikëpyetje sovranitetin e Shqipërisë", tha Rama në ceremoninë me rastin e 95-vjejtorit të zhvendosjes së selisë së Qendrës botërore të bektashinjve nga Turqia në Shqipëri.

Me këtë myslimanët bektashinj, vëllazëri islame e dervishëve, do të jetë një mikro shtet sovran i ngjashëm me Vatikanin në Romë. Do të shtrihej në 27 hektarë të territorit të tnaishëm të Qendrës botërore të tanishme, e cila prej vitit 1930 ndodhet në pjesën lindore të kryeqytetit shqiptar. Për nga sipërfaqja, do të sihte pothuajse pesë herë më i vogël se Vatikani.

Përkundër Ramës i cili garanton se statusi special i selisë bektashiane nuk e shkelë sovranitetin territorial, opozita e dënoi projektin për shtet sovran bektashi në territorin e Shqipërisë.

Si edhe më parë, edhe tani, në rrjetet sociale lideri i Partisë opozitare demokratike, Sali Berisha thekson se "shpallja e shtetit islamik nga ana e Edi Ramës është thikë në shpinë ndaj besimit islam në Shqipëri dhe akt i madh antikombëtar". ab/

Foto: FB i Ramës