• Saturday, 19 October 2024

Haris: Presidenca ime nuk do të jetë vazhdim i mandatit të Bajdenit

Haris: Presidenca ime nuk do të jetë vazhdim i mandatit të Bajdenit

Uashington, 17 tetor 2024 (MIA) - Kandidatja demokrate për presidente e SHBA-së, Kamala Haris, deklaroi se presidenca e saj nuk do të jetë vazhdim i mandatit të presidentit Xho Bajden dhe theksoi se do të sjellë "një qasje të re" në politikë.

“Do të doja të jem shumë e qartë, mandati im presidencial nuk do të jetë vazhdim i politikës së Bajdenit”, tha Haris në një intervistë për Foks njuz.

Duke folur për çështjet aktuale të emigracionit, ajo theksoi nevojën për të reformuar "sistemin e prishur", publikoi Si-Bi-Es.

"Unë nuk besoj në dekriminalizimin e kalimit të kufirit. Nuk e bëra si zëvendëspresident dhe nuk do ta bëj si president," tha Haris. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s