• Sunday, 02 March 2025

Hamasi e quan "krim lufte" dhe "shantazh të lirë" vendimin e Netanjahut për të bllokuar ndihmat humanitare për Gazën

Hamasi e quan

Gaza, 2 mars 2025 (MIA) - Lëvizja palestineze Hamas e quajti "krim lufte" dhe "shantazh të lirë" vendimin e sotëm të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për ndalimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, njoftuan agjencitë botërore.

Hamasi u bëri thirrje ndërmjetësuesve ta detyrojnë Izraelin t'i ndërpresë masat ndëshkuese kundër popullatës në Rripin e Gazës.

Faza e parë e armëpushimit ndërmjet Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi më 19 janar dhe përfundoi mbrëmë.

Hamasi publikoi se nuk është arritur progres në negociatat në kryeqytetin egjiptian Kajro për fazën e dytë të armëpushimit.

Izraeli e pranoi planin e të dërguarit special amerikan për Lindjen e Mesme, Stiven Vitkof, sipas të cilit armëpushimi duhet të vazhdojë gjatë Ramazanit dhe Pesahut, me ç'rast do të lirohen të paktën gjysma e pengjeve të cilët mbetën të robëruar.

Netanyahu kërcënoi gjithashtu "pasoja të mëtejshme" pas ndërprerjes së aksesit të ndihmave humanitare për popullsinë e Gazës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s