• Thursday, 26 March 2026

Gjykimi për "Onkologjinë 2" është ndërprerë, avokatja Begova u dënua me 500 euro

Gjykimi për

Shkup, 24 mars 026 (MIA) - Debati në seancën e sotme për rastin "Onkologjia 2" në Gjykatën penale, u ndërpre pasi që avokatja Anita Begova, mbrojtësja e të akuzuarit Nehad Nuhi, e braktisi sallën e gjykatës, e pakënaqur nga mënyra e prezantimit të dëshmive materiale të prokurorisë, pas çka gjykata i shqiptoi gjobë prej 500 euro.

Në seancën e sotme Prokuroria filloi me prezantimin e dëshmive materiale - rreth 180 faqe dokumente lidhur me furnizimin e barërave, marrëveshjet për furnizime publike dhe raporte financiare. Një pjesë e mbrojtjes insistoi dëshmitë të prezantohen individualisht, përderisa prokuroria konsideroi se ato tashmë janë përfshirë në ekspertizën ekonomike dhe nuk nevojitet rilexim i hollësishëm.

"Unë do të shkoj dosje për dosje arkivore me atë që pjesët të cilat kanë të bëjnë me evidencën materiale për barëra, porosi, numër të dokumenteve që kanë të bëjnë me furnizim të barërave, marrëveshje të përfshira për furnizime publike, kartela analitike etj. janë dokumente të cilat u janë dhënë ekspertëve gjatë përgatitjes së raportit ekspert dhe mendimit nga fusha e punës financiare ekonomike dhe ato dëshmi materiale janë analizuar dhe kontrolluar nga ana e tyre, ndërkaq duke pasur parasysh se një pjesë e asaj ekspertize, të njejtat janë parashtruar si dëshmi materiale. megjithatë nëse i lexojmë një nga një, as nuk është e përshtatshme dhe as nuk është ekonomike, ndërkaq janë cekur edhe në ekspertizën ekonomike dhe pranddaj mendoj se nuk duhet të lexohen dhe analizohen të gjitha në veçanti sepse ekspertët do të merren në pyetje edhe nëse mbrojtja ka dëshmi për cilën faturë duhet të diskutohet gjatë marrjes në pyetje të ekspertëve, mund ta bëj atë gjatë marrjes së tyre në pyetje", tha prokurorja.

Avokatja Begova reagoi se gjykata nuk mundëson standarde minimale për procedurë të drejtë dhe deklaroi se nuk do të marrë pjesë në proces derisa dëshmitë nuk prezantohen para opinionit dhe jurisë.

Gjykata vlerësoi se me sjelljen e këtillë prishet rendi dhe disiplina, kështu që solli vendim për gjobë.

Për shkak të nevojës së emërimit të mbrojtësit të ri sipas detyrës zyrtare për të akuzuarin Nehat Nuhi, seanca është shtyrë dhe do të vazhdojë më 7 prill 2026.

Në lëndën "Onkologjia 2", Nikolla Vasev dhe Nehat Nuhi akuzohen se në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2022 në mënyrë joligjore kanë furnizuar barëra përmes tenderëve fiktivë dhe kanë prëvetësuar një pjesë të terapisë, me çka e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për pothuajse 36 milionë euro. Dy të akuzuarit e mohojnë fajin dhe pohojnë se procesi është i motivuar politikisht.

Paralelisht me këtë, në këtë rrjedhë është lënda "Onkologjia 1", ku Vasev dhe dy mjekë të tjerë akuzohen për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve. ab/

Foto: МIА arkivi