• Saturday, 22 June 2024

Fredi Beleri, kryebashkiak i Himarës i cili është në burg zgjidhet për eurodeputet i propozuar nga Demokracia e Re

Fredi Beleri, kryebashkiak i Himarës i cili është në burg zgjidhet për eurodeputet i propozuar nga Demokracia e Re

Tiranë, 10 qershor 2024 (MIA) - Kryebashkiaku i burgosur i komunës së Himarës, Fredi Beleri i cili ishte propozuar për eurodeputet nga partia qeverisëse Demokracia e Re në Greqi ka siguruar vend në Parlamentin Evropian, raporton Euronjuz Albania.

Sipas të dhënave të mediave shqiptare Beleri është në vendin e tretë sipas votave në partinë e kryeministrit grek Kiriakos Micotakis. Sipas Euronjuz Albania, ai duhet të jetë në mesin e shtatë eurodeputetëve të cilët do ta përfaqësojnë "Demokracinë e Re" në Parlamentin Evropian. 

Fredi Beleri i cili me etni është grek është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 14 maj të vitit 2024 me akuzën e blerjes së votës. Në mars të këtij viti ai u dënua me dy vjet burg. Nga pala greke ata vunë në pikëpyetje drejtësinë e procesit ndaj tij dhe e bënë të qartë se mund të kërcënonte integrimin evropian të Shqipërisë.

Pas zgjedhjes së tij si eurodeputet, Beleri falënderoi grekët që “e nderuan me votën e tyre” dhe e cilësoi lajmin si “një fitore të dritës mbi errësirën”.

Beleri shton se lufta u fitua falë krenarisë dhe patriotizmit të grekëve.

Në mesazhin e tij drejtuar mbështetësve, ai nënvizon se zëri i minoritetit grek në Shqipëri tashmë do të jetë edhe më i fuqishëm. qa/

Foto: FB Beleri