• Thursday, 09 April 2026

Forcat e armatosura iraniane e hodhën poshtë ultimatumin e ri të Trampit

Forcat e armatosura iraniane e hodhën poshtë ultimatumin e ri të Trampit

Teheran, 5 prill 2026 (MIA) – Forcat e armatosura iraniane e hodhën poshtë ultimatumin e ri të presidentit amerikan Donald Tramp.

Trampi bëri thirrje për zhbllokim të Ngushticës së Hormuzit në afat prej 48 orëve ose i gjithë ferri do të bie mbi Iran. Por, forcat e armatosura iraniane thanë se kërcënimet e tilla janë budallallëqe. 

"Presidenti amerikan agresiv dhe luftarak, pasi pësoi humbje të njëpasnjëshme, ka filluar të kërcënojë infrastrukturën dhe mjetet e Iranit në mënyrë të pafuqishme, të paqëndrueshme, nervoze dhe të pamend", deklaroi gjenerali Ali Abdollahi, shef i Komandës së Forcave të Armatosura të Iranit, i cituar nga televizioni shtetëror iranian. fc/

Foto: Arkivi