Filipçe: Të ndajmë gëzimin me të afërmit tanë dhe të dëshmojmë se së bashku mund të krijojmë një të ardhme më të mirë
- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka dërguar urim deri te besimtarët ortodoksë në vend të cilët sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Krishtlindjeve.
- Post By Fami Bajrami
- 12:17, 6 January, 2025
Shkup, 6 janar 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka dërguar urim deri te besimtarët ortodoksë në vend të cilët sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Krishtlindjeve.
"Në këtë festë më të gëzueshme për lajmin e lindjes së Krishtit, deri te të gjithë qytetarët që kremtojnë festën dërgoj urime të sinqerta për shëndet, lumturi dhe mirëqenie. Buzmi na kujton se pikërisht tani është koha për të qenë më afër dhe më unik", thotë ai në urimin në profilin e tij në Fejsbuk.
Tryeza le të jetë e mbushur me dashuri, paqe në familje me gëzim e shpresë për ditë më të mira, thotë tutje Filipçe.
"Në këtë ditë le të ndajmë gëzimin me të dashurit tanë dhe të dëshmojmë se së bashku mund të krijojmë një të ardhme më të mirë dhe një shoqëri më me perspektivë për të gjithë ne.
Qoftë edhe për shumë vite festa e sotme e Buzmit!”, thotë Filipçe në urim.
Foto: FB e Venko Filipçes