• Thursday, 03 October 2024

Dy persona e kanë humbur jetën, një është lënduar në aksidentin e rëndë në rrugën Prilep - Manastir, në afërsi të fshatit Lagovo

Dy persona e kanë humbur jetën, një është lënduar në aksidentin e rëndë në rrugën Prilep - Manastir, në afërsi të fshatit Lagovo

Prilep, 3 tetor 2024 (MIA) - Dy persona nga Prilepi e kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër u lëndua në aksidentin e rëndë të komunikacionit që ndodhi këtë mëngjes para orës 8 në rrugën Prilep - Manastir në dalje të qytetit, në afërsi të fshatit Lagovo. 

Aksidenti ka ndodhur në një përplasje të drejtpërdrejtë mes automjetit “Tojota” me targa të Prilepit, që ka lëvizur në drejtim të Manastirit dhe një kamioni që ka lëvizur në drejtim të kundërt, në drejtim të Prilepit.

Ekipet e Njësive zjarrëfikëse ende janë duke u përpjekur ta shuajn zjarrin për shkak se automjetet kanë marrë flakë nga përplasja e drejtpërdrejtë.

Sipas informacioneve të para nga shefi i Ndihmës së shpejtë nga Prilepi, Boshe Millosheski, thirrjen deri te ekipi e kanë marrë rreth orës 7:45 dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e dy banorëve të Prilepit, Nikolla dhe Natasha Vasilevski, ndërsa lëndime ka marrë shoferi i kamionit. 

Ekipet e policisë dhe Prokuroria Themelore Publike ende janë duke kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga magjistrale Prilep - Manastir është ndërprerë tërësist. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s