Drejtori i Drejtorisë për ZZHTI u takua me drejtorin ekzekutiv për çështje qeveritare në Magna Internacional
- – Drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Goce Dimovski realizoi takim të suksesshëm me Misti Rajs, drejtor ekzekutiv për çështje qeveritare në Magna Internacional, kompani e cila tashmë në shtet ka dy fabrika në kuadër të ZZHTI Strugë dhe ZZHTI Shtip. Në takim, informojnë nga Drejtoria, u bisedua për aktivitetet vijuese të kompanisë në nivel global, përparimin në Maqedoni, si dhe mundësitë për investime të reja potenciale.
- Post By Fitore Curri
- 12:50, 23 January, 2026
Shkup, 23 janar 2026 (MIA) – Drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Goce Dimovski realizoi takim të suksesshëm me Misti Rajs, drejtor ekzekutiv për çështje qeveritare në Magna Internacional, kompani e cila tashmë në shtet ka dy fabrika në kuadër të ZZHTI Strugë dhe ZZHTI Shtip. Në takim, informojnë nga Drejtoria, u bisedua për aktivitetet vijuese të kompanisë në nivel global, përparimin në Maqedoni, si dhe mundësitë për investime të reja potenciale.
Dimovski, siç njoftojnë, theksoi rolin e Drejtorisë për ZZHTI dhe Qeverisë në krijimin e një mjedisi biznesi të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe konkurrues për investitorët e huaj, duke theksuar se dialogu i vazhdueshëm me kompanitë ekzistuese është çelësi për rritjen afatgjatë dhe zgjerimin e investimeve. Ai theksoi se mbështetja institucionale dhe koordinimi me organet e tjera shtetërore janë baza për ruajtjen e besimit midis investitorëve të huaj. Duke theksuar fabrikat Magna që operojnë brenda zonave si një nga kapacitetet më të rëndësishme, ai tregoi se qëllimi kryesor është të sigurohen kushte në të cilat investitorët ekzistues do të jenë në gjendje të zhvillohen me sukses, të përmirësojnë produktivitetin e tyre dhe të krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë kombëtare.
Misti Rajts shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm me institucionet dhe nga rezultatet operative të kompanisë në vend, duke theksuar se Magna Internacional me kujdes i ndjek mundësitë për zgjerim të mëtutjeshëm të aktiviteteve të tyre, në përputhje me prioritetet strategjike globale të kompanisë. fc/
Foto: Drejtoria e ZZHTI