Demant i NP Higjiena komunale ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski
- NP Higjiena Komunale-Shkup e përgënjeshtron deklaratën e kryetarit të Komunës Qendër, i cili ka deklaruar informacione të rreme lidhur me aktivitetet e Ndërmarrjes në këtë komunë të Shkupit gjatë fundjavës së kaluar.
- Post By Besnik Shuki
- 17:21, 10 February, 2025
![Demant i NP Higjiena komunale ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski](https://mia.mk/images/20250210172138_big_730x400_26.webp )
Shkup, 10 shkurt 2025
NP Higjiena Komunale-Shkup e përgënjeshtron deklaratën e kryetarit të Komunës Qendër, i cili ka deklaruar informacione të rreme lidhur me aktivitetet e Ndërmarrjes në këtë komunë të Shkupit gjatë fundjavës së kaluar.
Vërejmë se në territorin e Komunës Qendër, NP Higjiena Komunale Shkup çdo ditë i mbledh dhe transporton mbeturinat komunale pa ndërprerje, sipas dinamikës së përcaktuar me Programin operativ për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale nga zona e qytetit të Shkupit. Kjo dinamikë është vërejtur edhe gjatë fundjavës në të gjithë komunën Qendër, duke përfshirë edhe lokacionin rreth çerdhes “13 Noemvri” në lagjen Dibër Maalo, për të cilën kryetari Gerasimovski thotë se është pastruar nga shërbimet e tij komunale.
Nga ana tjetër, çdo deponim i mbeturinave jashtë kontejnerëve përbën shkelje të Ligjit për Pastërti Publike dhe sanksionohet.
Po ashtu, përkujtojmë Gerasimovskin se rrugët pas shkollës fillore “Pestaloci” janë rrugë komunale që janë edhe në juridiksionin e Komunës Qendër, andaj jemi vërtet të habitur pse kryetari në deklaratën e tij thekson se ka hequr një deponi ilegale në këtë lokacion këtë fundjavë, kur kjo është pjesë e obligimeve dhe përgjegjësive të tij.
NP Higjiena Komunale Shkup gjatë vitit 2024 ka larguar gjithsej 22.194 metra kub mbeturina nga deponitë ilegale në territorin e qytetit të Shkupit, nga të cilat një përqindje e konsiderueshme e mbeturinave të deponuara ilegalisht janë grumbulluar pikërisht në territorin e Komunës Qendër.
Këshillojmë kryetarin e komunës që të marrë masa për të sanksionuar shkelësit e Ligjit për Pastërti Publike dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në ruajtjen e higjienës në komunën e tij.
NP Higjiena Komunale Shkup
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: MIA arkiv