• Tuesday, 11 February 2025

Takim i Mucunskit me përfaqësues të Këshillit evropiano-australian të biznesit: Thellim i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë

Takim i Mucunskit me përfaqësues të Këshillit evropiano-australian të biznesit: Thellim i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Thellimi i bashkëpunimit ekonomik ishte në fokus të vizitës së punës të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në Australi.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, nëa të drejtim, ai dje realizoi takim me përfaqësues të European Australian Business Council (EABC), platformë kryesore për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes Evropës dhe Australisë.

Në takim u bisedua për mundësitë për avancim të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, rritje të këmbimit tregtar dhe tërheqje të investimeve. Theks i veçantë u vendos në potencialin për bashkëpunim në fushat e energjetikës, infrastrukturës dhe teknologjive të reja.

"Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut janëfuqishëm të përkushtuara ndaj tërheqjes së investimeve të reja të huaja. Klima stabile afariste dhe mbështetja e fuqishme për kompanitë e huaja dhe vendore e bëjnë shtetin tonë destinacion atraktiv për investim, jo vetëm në rjaon, por edhe në Evropë", theksoi ministri Mucunksi.

Me atë rast, ai theksoi se përforcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mbetet një prej prioriteteve në zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, qëndron në kumtesën e MPJdheTJ. ab/

Fotо: МРJdheТJ