• Saturday, 19 October 2024

Blinken: Uashingtoni do t'i dyfishojë përpjekjet për ndërprerje të konfliktit në Gazë pas vrasjes së Sinvarit

Blinken: Uashingtoni do t'i dyfishojë përpjekjet për ndërprerje të konfliktit në Gazë pas vrasjes së Sinvarit

Uashington, 18 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë amerikane, sekretari shtetëror Entoni Blinken, deklaroi se Uashingtoni gjatë ditëve të ardhshme do t'i dyfishojë përpjekjet për ndërprerje të konfliktit në Rripin e Gazës, pas vrasjes së udhëheqësit të grupit të armatosur palestinez Hamas, Jahja Sinvar, njoftuan mediumet britanike.  

"Në muajt e fundit, Sinvar vazhdimisht i ka hedhur posht përpjekjet e SHBA-së dhe partnerëve tanë për ndërprerje të kësaj lufte përmes marrëveshjes, me të cilën do të kthehen pengjët tek familjet e tyre dhe do t'i lehtësojë vuajtjet e popullit palestinez", tha Blinken.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Saliven, në deklaratë të dhënë në aeroplanin presidencial "Air Force 1" në rrugë për në Gjermani, deklaroi se puna duhet të vazhdojë që të sigurohet se vdekja e liderit të Hamasit, Jahja Sinvar me të vërtetë ia shkaktoi goditjen afatgjate këtij grupi militant, gjë që, siç tha ai, "të gjitha dëshirojnë ta shohin".

Saliven shtoi edhe se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk i ka arritur qëllimet e pritura, pasi pengjët e rrëmbyer nga Hamasi vitin e kaluar, ende nuk janë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler tha se SHBA-ja do të tentojë ta realizojë propozimin për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjëve.

Miler në brifing të rregullt me gazetarët konfirmoi se Uashingtoni sheh mundësi për ndërprerje të konfliktit pas vdekjes së Sinvarit.

"Gjatë disa javëve të kaluara, nuk ka pasur negociata për përfundimin e luftës, pasi Sinvari refuzoi të negociojë", shtoi ai. bsh/

Foto: MIA arkiv