• Saturday, 22 June 2024

Blinken në turne të ri pas Lindjes së Afërt në përpjekjen për të bërë presion dhe ndërprerje të konfliktit në Gazë

Blinken në turne të ri pas Lindjes së Afërt në përpjekjen për të bërë presion dhe ndërprerje të konfliktit në Gazë

Uashington, 10 qershor 2024 (MIA) - SHBA-ja ka rritur presionin për një armëpushim në Gazë duke bërë thirrje për votim të Këshillit të Sigurisë së KB-së për armëpushim dhe po dërgojnë kryediplomatin e Uashingtonit në rajonin e shkatërruar nga lufta tetëmujore.

Në turneun rajonal të Sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken edhe më herët i paraprinë bombardimet e mëtejshme të Gazës nga forcat izraelite, me dëshmitarë që raportuan sulme gjatë natës në qendër të Rripit dhe të shtëna me helikopterë ndaj qytetit të shkatërruar të Gazës.

Ndërkohë, kryeministri Benjamin Netanjahu është përballur me mospajtim në shtet, pasi që anëtari i kabinetit ushtarak Beni Ganc dha dorëheqje të dielën për trajtimin e luftës nga kryeministri.

Uashingtoni u përpoq të afronte armëpushimin duke paraqitur propozim-rezolutë në KB, duke bërë thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm me lirimin e pengjeve" midis Izraelit dhe grupit militant Hamas.

SHBA-ja është kritikuar gjerësisht për bllokimin e disa propozim-rezolutave të mëparshme të KB-së që bënin thirrje për t'i dhënë fund luftimeve.

Ministria e Shëndetësisë në territorin e sunduar nga Hamasi kumtoi se 274 persona janë vrarë dhe 698 janë plagosur në atë që e quajti "masakra në Nuseiratit". Midis tyre janë të paktën 64 fëmijë, 57 gra dhe 37 persona të moshuar, kumtoi Ministria.

Katër pengjet e liruara janë ndër vetëm shtatë forcat izraelite që arritën të shpëtonin të gjallë pasi militantët palestinezë rrëmbyen 251 në sulmin e tyre më 7 tetor.

Diplomati më i lartë i Izraelit ka hedhur poshtë akuzat për "krime lufte" në operacion.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Zhozef Borel, ka përshëndetur lirimin e pengjeve dhe tha se raportet "për një tjetër masakër të civilëve janë të tmerrshme... gjakderdhja duhet të ndalet menjëherë".

Lufta më e përgjakshme ndonjëherë në Gazë shpërtheu pas një sulmi të 7 tetorit në Izraelin jugor që rezultoi në vdekjen e 1.194 njerëzve, kryesisht civilë.

Në ofensivën ushtarake hakmarrëse të Izraelit janë vrarë të paktën 37.084 persona në Gazë, kryesisht civilë, thekson Ministria e Shëndetësisë së territorit palestinezë.

Konflikti ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në Gazë dhe ka zhvendosur më shumë se 2.4 milionë banorë të saj, prej të cilëve shumica janë në prag të urisë.

Ndihmat arrin vetëm në mënyrë sporadike me kamion, aeroplanë dhe përmes detit.

Ushtria amerikane kumtoi se porti i përkohshëm i cili pësoi dëme nga stuhia në fund të muajit të kaluar, është rindërtuar dhe po përdorej të shtunën për të ofruar rreth 492 ton "ndihmë humanitare shumë të nevojshme". rq/

Foto: arkivi i MIA-s