Benzina dhe dizeli lirohen për 1,50 denarë
- Shitjet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe EURODIZELIT (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), nga mesnata ulen për 1,50 denarë për litër, bëri të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:31, 3 March, 2025

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Shitjet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe EURODIZELIT (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), nga mesnata ulen për 1,50 denarë për litër, bëri të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 77,50 denarë, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 79,50, EURODIZEL BS (D-E V) për 72,00, ndërsa vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 71,50 denarë për litër.
Për 1.226 denarë lirohet edhe mazuti M-1 NS, kështu që kilogrami do të kushtojë 44.952 denarë.
Foto: MIA