• Saturday, 19 October 2024

BE vendos rregulla për sigurinë kibernetike të subjekteve dhe rrjeteve kritike

BE vendos rregulla për sigurinë kibernetike të subjekteve dhe rrjeteve kritike

Bruksel, 19 tetor 2024 (MIA) - Komisioni Evropian ka miratuar rregulla për zbatim për sigurinë kibernetike të subjekteve dhe rrjeteve kritike, në përputhje me Direktivën për masat e sigurisë kibernetike në nivel të Unionit.

Kjo rregullore e parë e llojit të tillë, i detajon masat për përballje me rreziqet nga sulmet kibernetike dhe kushtet kur një incident do të konsiderohet i rëndësishëm.

Për më tepër, këto rregulla detyrojnë kompanitë që ofrojnë infrastruktura dhe shërbime digjitale, duke përfshirë ofruesit e shërbimeve kompjuterike në "re" dhe të qendrave për të dhëanve, sajtet e tregtisë elektronike, motorët e kërkimit onaljn dhe platformat e rrjeteve sociale që të raportojnë sulmet e mundshme kibernetike tek autoritetet kombëtare. “Ky është një tjetër hap i madh në forcimin e rezistencës kibernetike të infrastrukturës digjitale kritike në Evropë", thekson BE.

Miratimi i rregullores përkon me periudhën kur ka skaduar afati deri në të cilin shtetet anëtare të BE-së janë detyruar të zbatojnë Direktivën për Masat e Sigurisë Kibernetike në legjislacionet e tyre kombëtare. Afati për zbatimin e Direktivës ka skaduar dje.

Sipas nënkryetares kzekutive të KE-së për një Evropë të përshtatur me epokën digjitale, Margrete Vestager, në peizazhin modern të sigurisë kibernetike, Rregullorja e miratuar ka një rëndësi të madhe në forcimin e kapaciteteve dhe kërkesave të sigurisë dhe shkëmbimin e shpejtë të informacioneve.

"Siguria kibernetike është një nga shtyllat kryesore për mbrojtjen e qytetarëve tanë dhe infrastrukturës sonë. Unë u bëj thirrje vendeve anëtare që të zbatojnë këto rregulla në nivel kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur, për të siguruar që shërbimet që janë thelbësore për shoqëritë dhe ekonomitë tona të jenë të sigurta nga sulmet kibernetike", vuri në dukje Vestager.

Ndryshe, Direktiva për masat e sigurisë kibernetike në nivel të BE-së, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2016, synon të përshtatë Evropën me epokën digjitale dhe të sigurojë një nivel të lartë të sigurisë kibernetike në Union. Ajo zbatohet për sektorët që konsiderohen kritikë për ekonominë dhe shoqërinë, si shërbimet publike elektronike, TIK dhe digjitale, menaxhimi i ujërave të zeza dhe mbetjeve, shëndetësia, energjia, transporti, prodhimi i produkteve kritike, shërbimet postare dhe korriere dhe administrata publike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s