Ajatollahu Hamnei: Plani i SHBA-së për shpërngulje të palestinezëve Планот на САД за раселување на Палестинците од Газа ќе биде залуден
- Lideri suprem iranian, ajatollah Ali Hamnei, sot e ka hedhur poshtë planin e presidentit amerikan Donald Tramp për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës, duke thënë se "nuk do të arrihet asgjë".

Teheran, 18 shkurt 2025 (MIA) - Lideri suprem iranian, ajatollah Ali Hamnei, sot e ka hedhur poshtë planin e presidentit amerikan Donald Tramp për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës, duke thënë se "nuk do të arrihet asgjë".
"Planet idiote të amerikanëve apo të tjerëve në lidhje me Gazën dhe Palestinën do të jenë të kota", ka thënë ayatollahu Hamnei gjatë një takimi në Teheran me udhëheqësin e Xhihadit islamik palestinez, Ziad Nahal.
Plani i Donald Trampit kërkon që Rripi i Gazës i shkatërruar nga lufta të vihet nën kontrollin e SHBA-së dhe 2.4 milionë banorët e tij të zhvendosen në Egjipt dhe Jordani.
Plani ka shkaktuar zemërim në komunitetin ndërkombëtar, me paralajmërimin e KB-së për "spastrim etnik" të territorit palestinez..
Asnjë plan nuk mund të zbatohet pa marrëveshjen e lëvizjes së rezistencës dhe popullit të Gazës, tha ajatollahu, duke shtuar se opinioni publik botëror mbështet palestinezët.
Teherani e ka dënuar tashmë propozimin e SHBA, duke e quajtur atë një "sulm të paprecedentë" ndaj ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së.
Duke komentuar marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, e cila përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve mes dy palëve, Hamnei tha se "ata që një vit e gjysmë më parë pretendonin se kishin shkatërruar rezistencën (Hamasin) për një kohë të shkurtër, sot po marrin të burgosurit e tyre në grupe të vogla nga duart e luftëtarëve të rezistencës".
Ai shtoi se në këmbim Izraeli po liron "një numër të madh të burgosurish palestinezë". mb/
Foto: MIA