Boban Nikollovski e mori funksionin e drejtorit të Drejtorisë Doganore
- Boban Nikollovski sot e ka marrë pozitën e drejtorit të Drejtorisë Doganore nga paraardhësi i tij Stefan Bogoev, i cili në këtë pozitë ishte nga qershori i vitit të kaluar.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:19, 1 July, 2024
Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Boban Nikollovski sot e ka marrë pozitën e drejtorit të Drejtorisë Doganore nga paraardhësi i tij Stefan Bogoev, i cili në këtë pozitë ishte nga qershori i vitit të kaluar.
"Zbatimi i masave dhe politikave reformuese për arritjen e rritjes ekonomike të lartë dhe të qëndrueshme, luftimin e krimit dhe shkatërrimin e korrupsionit dhe ekonomisë gri, mjedis të parashikueshëm tatimor dhe rregullator dhe reduktimi i detyrimeve parafiskale për kompanitë si dhe digjitalizimi i plotë dhe Doganat SMART si pjesë e prioriteteve të qeverisë për Maqedoninë inteligjente, janë vetëm një pjesë e synimeve tona", tha Nikollovski, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Doganore.
Nikollovski është i punësuar në Drejtorinë Doganore tash 15 vjet, ndërsa në pozitën e drejtorit vjen nga pozita e deputetit në Kuvendin e Maqedonisë. qa
Foto: Drejtoria Doganore