Reali në majë të listës së klubeve me të ardhurat më të larta për të tretin vit radhazi
- Real Madridi është në majë të renditjes botërore të klubeve të futbollit me të ardhurat më të larta për të tretin vit radhazi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:35, 22 janar, 2026
Madrid, 22 janar 2026 (MIA) - Real Madridi është në majë të renditjes botërore të klubeve të futbollit me të ardhurat më të larta për të tretin vit radhazi.
Firma e auditimit "Deloitte" i analizoi të ardhurat e klubeve të futbollit në të gjithë botën për sezonin 2024/25.
"Klubi Mbretëror sezonin e kaluar fitoi 1.161 miliardë euro. Të ardhurat e tyre për periudhën e mëparshme raportuese ishin 1.046 miliardë euro, duke i bërë ata klubin e parë në histori që fiton mbi 1 miliard euro në një vit.
Të ardhurat komerciale të Real Madridit u rritën për 23% krahasuar me sezonin e kaluar, duke arritur në 593.6 milionë euro, të nxitura nga shitjet e përmirësuara të mallrave dhe shtimi i partnerëve të rinj komercialë.
Megjithatë, të ardhurat nga ndeshjet u ulën për 6%, duke arritur në 232.5 milionë euro.
"Los Blankos" fituan 334.9 milionë euro nga transmetimet televizive.
Në 5 vendet e para në këtë listë përfshihen edhe: Barcelona (975 milionë euro), Bajern Mynih (861 milionë euro), Pari Sen-Zhermen (837 milionë euro) dhe Liverpul (836 milionë euro).
Foto: EPA