• e diel, 01 shkurt 2026

Gorecka e konfirmon largimin nga Bajerni

Gorecka e konfirmon largimin nga Bajerni

Mynih, 30 janar 2026 (MIA) - Lojtari i kombëtares gjermane Leon Gorecka, kontrata e të cilit me Bajern Mynih skadon më 30 qershor, njoftoi sot se do të largohet nga klubi këtë verë.

 "I nderuar nga interesi i klubeve të mëdha, kam marrë një vendim të qartë për veten se dua të qëndroj në Bajern deri në fund të sezonit. Në të njëjtën kohë, unë dhe klubi kemi rënë dakord, pas diskutimeve të mira dhe konstruktive, që periudha jonë e suksesshme së bashku do të përfundojë këtë verë. Siç thashë edhe më parë, kjo është gjithashtu koha e duhur për mua për të hapur një kapitull të ri: si futbollist dhe si person", njoftoi 30-vjeçari Leon Gorecka, për të cilin interes për ta angazhuar në afatin kalimtar dimëror shprehu Atletiko Madrid. 

 Gorecka theksoi se do të përqendrohet në fitimin e trofeve me Bajernin dhe një paraqitje  të suksesshme me Gjermaninë në Kupën e Botës.

 "Por para kësaj, ka ende shumë për të bërë. Le të përpiqemi, së bashku, për të arritur suksesin maksimal me Bajernin dhe ekipin kombëtar këtë sezon në Kupën e Botës! Mezi pres!" porositi Gorecka, i cili e mban fanellën e Bajernit që nga viti 2018.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR