Triumfi dhe Arsimi në duel me Pelisterin
- Skuadra e Arsimit e ka shënuar fitoren e dhjetë në kampionat pasi që sot në terren vendor e mundi Pelisterin me 1:0 në duelin e xhiros së 27-të të LPF: Golin e vetëm e shënoi Muhxhedin Dardhishta në minutën e 44-të. Në pjesën e dytë mysafirët nga Manastirit ishin skuadra më e mirë, por nuk arritën ta barazojnë.
- Post By Melahat Baftija
- 15:35, 14 prill, 2026
Gostivar, 14 prill 2026 (MIA) - Skuadra e Arsimit e ka shënuar fitoren e dhjetë në kampionat pasi që sot në terren vendor e mundi Pelisterin me 1:0 në duelin e xhiros së 27-të të LPF: Golin e vetëm e shënoi Muhxhedin Dardhishta në minutën e 44-të. Në pjesën e dytë mysafirët nga Manastirit ishin skuadra më e mirë, por nuk arritën ta barazojnë.
Arsimi ka mbetur në vendin e shtatë të tabelës me 35 pikë, ndërsa Pelisteri është në vendin e nëntë me 26 pika.
Ndeshja e fundit e këtij raundi luhet këtë pasdite. Në Strumicë Brera AP është nikoqir i Maqedonia GJP. mb/
Foto: FFM