Dihen 24 ekipet të cilat e kaluan fazën e parë në Ligën e kampionëve të UEFA-së
- Pas përfundimit të tetë xhirove, dihen 24 ekipet të cilat vazhdojnë në raundin e ardhshëm të Ligës së kampionëve në futboll.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:23, 29 janar, 2026
Nion, 29 janar 2026 (MIA) - Pas përfundimit të tetë xhirove, dihen 24 ekipet të cilat vazhdojnë në raundin e ardhshëm të Ligës së kampionëve në futboll.
Tetë pjesëmarrës të cilët siguruan plasman të drejtpërdrejtë në të tetën e finales janë; Arsenali, Bajerni, Liverpulli, Totenhemi, Barcelona, Çellsi, Sportingu dhe Mançester Siti.
Ekipet e ranguara nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të: Real Madridi, Interi, PSZH, Njukasëll Junajted, Juventus, Atletiko Madrid, Atalanta, Bajer Leverkuzen, Borusia Dortmund, Olimpiakos, Klub Brizh, Gallatasaraj, Monako, Karabag, Bode-Glimt dhe Benfika do të marrin pjesë në plejofin për vend mes 16 më të mirëve.
Sipas propozimeve, në short bartës janë ekipet e ranguara nga vendi i 9-të deri në vendin e 16-të.
Ja si do të duket shorti përplejofin në Ligën e kampionëve::
Dyshja Real Madridi (vendi i 9-të) dhe Interi (10.) do të kenë rivalë nga dyshja Bode-Glimt (23.) / Benfika (24.)
PSZH (11)/Njukasëll (12) kundër Monakos (21)/Karabah (22)
Juventus (13)/Atletiko Madrid (14) kundër Klub Brizh (19)/Gallatasaraj (20)
Atalanta (15)/Bajer (16) kundër Borusia Dortmund (17)/ Olimpiakos (18)
Shorti për plejofin do të mbahet nesër (30 janar) në Shtëpinë e futbollit evropian në Nion të Zvicrës. ab/
foto: ЕPА