Çellsi u ka bërë thirrje tifozëve të jenë të kujdesshëm në Napoli
- Çellsi u ka bërë thirrje tifozëve të tij, të cilët kanë udhëtuar në Napoli për ndeshjen e djeshme të Ligës së kampionëve të jenë posaçërisht të kujdesshëm pasi dy tifozë të klubit londinez janë dërguar në spital.
- Post By Besnik Shuki
- 16:06, 28 janar, 2026
Napoli, 28 janar 2026 (MIA) - Çellsi u ka bërë thirrje tifozëve të tij, të cilët kanë udhëtuar në Napoli për ndeshjen e djeshme të Ligës së kampionëve të jenë posaçërisht të kujdesshëm pasi dy tifozë të klubit londinez janë dërguar në spital.
"Klubi është i njoftuar me incidentin që ka ndodhur në Napoli mbrëmë. Dy tifozë janë dërguar në spital pasi pësuan lëndime, pa rrezik për jetën. U bëjmë thirrje të gjithë tifozëve të jenë të kujdesshëm derisa janë në Napoli dhe t'i ndjekin këshillat paraprakisht të lëshuara nga klubi", kumtoi Çellsi.
Rreth 2.500 tifozë të Çellsit kanë bileta për ndeshjen kundër Napolit, e cila luhet sonte në ora 21 në stadiumin "Diego Armando Maradona".
Para ndeshjes, klubi anglez u ka bërë thirrje tifozëve të shmangin shëtitje nëpër Napoli me rekuizita të klubit dhe të tubohen në lokacione paraprakisht të dakorduara, prej ku do të transportohen deri në stadium me autobusë specialë nën shoqërim policor.
Para xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së kampionëve, Napoli është në vendin e 25-të në tabelë dhe i nevojitet fitore për të siguruar vend në nokaut fazën e kësaj gare, ndërsa Çellsi është në vendin e tetë dhe ka gjasë të sigurojë vend të drejtpërdrejtë në 1/8 e finales. bsh/
Foto: Fejsbuk