• e diel, 01 shkurt 2026

Shkupi nikoqir i zgjedhjes së 71-të për "Sportistë të vitit 2025"

Shkupi nikoqir i zgjedhjes së 71-të për

Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Në Opera dhe Baletin Kombëtar në Shkup sonte do të mbahet edicioni i 71-të i zgjedhjes së "Sportisti i vitit 2025".

Në këtë manifestim tradicional sportiv do të shpallen edhe sportistët e shpërblyer më të suksesshëm të Maqedonisë, trajnerë, ekipe sportive dhe reprezentacione, si dhe federata kombëtare sportive për vitin 2025 në nëntë kategori.

Në suaza të ngjarjes do të mbahet edhe ndarja e 500 bursave "Shpresa sportive", dedikuar për sportistë të rinj, të talentuar të vendit - reprezentacione në sporte dhe kategori të ndryshme, si mbështetje e vazhdueshme e shtetit për zhvillimin dhe progresin e tij sportiv.

Manifestimi është në organizim të Ministrisë së Sportit dhe Asociacionit të Federatave të Sportit të Maqedonisë. mb/

Foto: Ministria e Sportit

QËNDRONI TË LIDHUR