• e hënë, 23 mars 2026

Pistorius i ka hedhur poshtë kërkesat për zëvendësim të udhëheqësisë së SPD pas humbjes zgjedhore

Pistorius i ka hedhur poshtë kërkesat për zëvendësim të udhëheqësisë së SPD pas humbjes zgjedhore

Berlin, 23 mars 2026 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriusi ka hedhur poshtë thirrjet për ndryshime radikale në strukturat e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) pas një sërë humbjesh në zgjedhjet lokale. Në një deklaratë për agjencinë DPA, të dhënë në Tokio në fillim të turit të tij në Azi, Pistorius theksoi se nuk ka ambicje për ndërmarrje të funksioneve partiake në këtë moment.

Edhe pse i vlerësoi rezultatet zgjedhore si "të dobëta dhe të papritura", Pistorius ndaloi në mbrojtje të strukturës partiake, duke potencuar se debatet e brendshme për kuadro për momentin do të ishin të papërgjegjshme. Sipas tij, Gjermania përballet me sfida të mëdha të brendshme dhe ndërkombëtare, të cilat kërkojnë fokusi e plotë të Qeverisë, e jo trazirat partiake në kuadr të SPD.

Socialdemokratët kanë qenë në trazira që nga rezultati i dobët në shtetin e Rajnald-Pfalc. Deputetja Doris Shroder-Kopf ka propozuar publikisht një "ndryshim të plotë të lidershipit", duke e treguar Pistorius si një pasardhës të mundshëm të Lars Klingbeil si zëvendëskancelar.

SPD aktualisht bashkëkryesohet nga Klingbeil dhe ministri i Punës, Berbel Bass. Megjithatë, Pistorius beson se fokusi duhet të mbetet në punën e koalicionit qeverisës dhe jo në vendimet e brendshme të personelit të partisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR