• e martë, 24 mars 2026

MPB zbatoi aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion dhe parandalimin e dhunës familjare dhe varësive

MPB zbatoi aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion dhe parandalimin e dhunës familjare dhe varësive

Shkup, 20 mars 2026 (MIA) - Nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SVR Veles dhe SP Çashkë, në fshatrat Izvor, Vlladilovc dhe Jasenovë, komuna e Çashkës, dje zhvilluan aktivitete parandaluese mbi temën „Mos u bëj dëshmitar i heshtur“, me qëllim parandalimin e dhunës familjare dhe çdo lloj dhune gjinore, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Gjatë aktiviteteve u përqendrua vëmendja tek procedurat dhe hapat që duhen ndjekur në rastet e dhunës gjinore, si dhe mundësia për të përfituar shërbime për ndihmë, mbrojtje dhe strehim të përkohshëm. Qytetarëve iu dhanë udhëzime praktike se çfarë mund të bëjnë nëse ndodhen dëshmitarë të dhunës dhe si të raportojnë rastet e tilla sipas procedurave zyrtare. Aktivitete të ngjashme zhvilluan edhe nëpunës policorë nga SPB Shkup dhe SPB Shtip në Shkup, Kriva Pallankë, Probishtip dhe Berovë", thuhet në kumtesën e MPB0-së.

Gjithashtu, dje dhe sot në Veles dhe Shkup u zhvilluan edhe aktivitete parandaluese mbi temat „Mos përdor telefonin celular gjatë vozitjes“ dhe „Vendose rripin e sigurisë“, ku shoferëve iu theksua rreziku i përdorimit të telefonit celular gjatë vozitjes dhe rëndësia e përdorimit të rripit të sigurisë, si nga ana e shoferëve, ashtu edhe nga ana e pasagjerëve.

Qëllimi ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe e kulturës rrugore për uljen e numrit të aksidenteve. Gjatë aktiviteteve u shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative.

Nëpunës policorë nga QRÇK Lindje, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq – Kriva Pallankë, mbajtën ligjëratë edukative në Shkollën Fillore „Joakim Kërçovski“ në Kriva Pallankë, mbi parandalimin e varësive nga droga, alkooli dhe cigaret. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR