Një shofer i vdekur nga Kumanova - iu përkeqësua gjendja para se të dalë nga rruga në Kleçovcë
- – Një person ka humbur jetën, ndërsa një është lënduar pasi një automobil ka dalë nga rruga në rrugën lokale Kleçovc - Shupli Kamen, në vendin e quajtur "Kanton", njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas deklaratës së bashkëudhëtares, shoferit i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte humbur vetëdijen para se të ndodhte aksidenti.
- Post By Fitore Curri
- 15:56, 23 mars, 2026
Shkup, 23 mars 2026 (MIA) – Një person ka humbur jetën, ndërsa një është lënduar pasi një automobil ka dalë nga rruga në rrugën lokale Kleçovc - Shupli Kamen, në vendin e quajtur "Kanton", njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas deklaratës së bashkëudhëtares, shoferit i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte humbur vetëdijen para se të ndodhte aksidenti.
Sipas njoftimit, më 22.03.2026 rreth orës 17:00, një automjet udhëtarësh “daevu tiko" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.D. (64) nga Kumanova, kishte dalë nga rruga. Me këtë rast, nga mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore shoferit M.D. i është konstatuar vdekja, ndërsa bashkudhëtares L.D. (57) i janë konstatuar lëndime trupore në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Nga MPB informojnë me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i SPB Kumanovë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s