• e martë, 24 mars 2026

Sali: Integrimi evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik, projektet do ta përforcojnë besimin publik

Sali: Integrimi evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik, projektet do ta përforcojnë besimin publik

Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - Integrimi evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik dhe drejtim i pakthyeshëm i vendit, porositi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në ceremoninë e ndarjes së granteve në kuadër të thirrjes “Forcimi i angazhimit publik dhe komunikimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Ai nënvizoi se pas përfundimit të fazës së skriningut, vendi hyn në një fazë vendimtare ku fokusi është në zbatimin konkret të reformave dhe arritjen e rezultateve të matshme.

Ministri gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të besimit publik, komunikimit transparent dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e integrimit evropian, duke potencuar se ky proces nuk është vetëm institucional, por edhe shoqëror.

Zëvendëskryeministri Sali përgëzoi organizatat përfituese dhe vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se projektet e mbështetura do të kontribuojnë në një proces më gjithëpërfshirës, transparent dhe të afërt me qytetarët.

Ai shprehu pritshmëri që projektet të sjellin rezultate konkrete dhe të forcojnë besimin e qytetarëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian. bsh/

Foto: MÇE

QËNDRONI TË LIDHUR