• e martë, 24 mars 2026

DAP: Zbatim i normës së zvogëluar të TVSH-së për derivatet nga 18 në 10 për qind - harmonizim i obliguar i sistemeve fiskale

DAP: Zbatim i normës së zvogëluar të TVSH-së për derivatet nga 18 në 10 për qind - harmonizim i obliguar i sistemeve fiskale

Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - Në pajtim me Vendimin e Qeverisë për përcaktimin e llojit të të mirave dhe periudhën kohore të zbatimit të normës së privilegjuar të tatimit, të miratuar në seancën e djeshme qeveritare, të mbajtur dje në periudhën prej 24 mars (00:01 minut) deri më 6 prill (24:00) 2026, do të zbatohet norma e privilegjuar e tatimit të qarkullimit të energjensave (derivateve) për 10 për qind, kumtoi Drejtoria për të ardhura publike.

"Drejtoria për ardhura publike informon se të gjithë tatimpaguesit që kryejnë tregti me pakicë të karburanteve motorike dhe lubrifikantëve në dyqane të specializuara, janë të detyruar të kryejnë me kohë harmonizimin në përputhje me Tarifën e Vendimit, respektivisht të përshtatin sistemet fiskale, listat e çmimeve dhe faturimin, në mënyrë që të llogarisin, regjistrojnë dhe shfaqin saktë normën e priviligjuar të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) prej 10 për qind", thuhet në kumtesën e DAP-së.

Drejtoria për të ardhura publike njofton se zbatimi i kësaj mase duhet të jetë konsistent dhe në përputhje me dispozitat ligjore. DAP do të kryejë kontrolle të intensifikuara për të siguruar respektimin e plotë të tyre, me ç'rast do të ndërmerren masa të përshtatshme ligjore për çdo parregullsi.

DAP u bën thirrje të gjitha subjekteve të interesuara të veprojnë në përputhje me rregulloret dhe të kontribuojnë për punë transparente dhe ligjore, në interes të qytetarëve dhe ekonomisë. bsh/

MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR